Euro 2024

Lewandowski mungon në ndeshjen e parë të “Euro 2024”

Polonia - Euro 2024

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, do ta humbasë ndeshjen hapëse të Evropianit “Gjermania 2024” me Poloninë.

Polonia më 16 qershor do të përballet me Holandën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Sipas njoftimit të përfaqësueses së Polonisë, Lewandowski ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë ndeshjes miqësore ndaj Turqisë.

“Robert Lewandowski pësoi një ndrydhje bipolare të muskulit të kofshës, gjë që do ta përjashtojë nga pjesëmarrja në ndeshjen e parë të turneut. Po bëjmë gjithçka që Roberti të luajë në ndeshjen e dytë kundër Austrisë”, ka njoftuar të martën Polonia në rrjetet sociale. Polonia ndeshjen e dytë në Grupin D do ta ketë ndaj Austrisë më 21 qershor, ndërsa me Francën përballet me 25 qershor.