Ylli i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia, e ndali festën e kualifikimit historik të Gjeorgjisë në fazën nokaut, për ta përqafuar idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, të mërkurën mbrëma.
Kvara dhe Gjeorgjia mposhtën 2:0 Portugalinë dhe avancuan tutje.
Kvaratskhelia e shënoi golin e parë, ndërsa u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.
Ai pas ndeshjes u pyet për të ardhmen e tij.
“E respektoj Antonio Conten, është prej trajnerëve më të mirë. E respektoj Napolin, e dua Napolin. Do ta vendos të ardhmen pas Evropianit. Tani jam i fokusuar për ndeshjen me Spanjën”, deklaroi Kvaratskhelia, shkruan “Football-Italia” të enjten.
🤗 Wait for it...
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 27, 2024
Kvaratskhelia x Cristiano Ronaldo#EURO2024 pic.twitter.com/fkT4Qxk3wK