Mbrojtësi Marash Kumbulla është ndarë i lumtur që do të paraqitet me Shqipërinë në Evropianin që mbahet në Gjermani muajin e ardhshëm. Ai në një postim në rrjetet sociale ka thënë se nuk mund ta përshkruajë me fjalë krenarinë për ta veshur fanellën e Shqipërisë në Evropian.
“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet. Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, shkroi Kumbulla. 24-vjeçari ishte i huazuar te Sassuolo nga Roma. Ai luajti vetëm shtatë ndeshje gjatë sezonit 2023/2024 në Serie A. Mungoi gjatë për shkak të lëndimit. Por ai do të jetë gati për paraqitje në Evropian. Kumbulla për Shqipërinë ka luajtur 18 ndeshje nga viti 2019.