Futbollistët e Kroacisë janë shprehur të dëshpëruar për barazimin me Shqipërinë. Kuqezinjtë shënuan golin e barazimit 2:2 në minutën e 95-të. Tani Shqipëria e Kroacia i kanë vetëm nga një pikë dhe në xhiron e fundit i pret punë e vështirë për ta siguruar kualifikimin.
“Nuk është lehtë, ndeshje shumë e vështirë, pjesë të ndryshme. Në të dytën kemi dhënë çdo gjë nga vetja për të kaluar në epërsi e më pas pranuam gol në minutat shtesë. Ende e gjitha është në duart tona. Pjesa e dytë trimëron, në të parën ishim të dobët, nuk ia dolëm në asgjë. Fitorja ndaj Italisë na dërgon tutje”, ka thënë selektori kroat, Zlatko Daliq.
Ai ka pranuar se në pjesën e parë nuk ia dolën ndaj Shqipërisëë. Në pjesën e dytë, me aktivizimin e lojtarëve më të shpejtë, Kroacia ia doli të kaloi në epërsi.
“Natyrisht se ka mundur të shmanget goli në fund. I kemi mbajtur lartë, nuk kanë mundur ta kalojnë gjysmën, presingu ishte i lartë. Por në pesë minutat e fundit çdo gjë ndryshoi. Jemi tërhequr, u kemi dhënë situatën për gjysmë kundërsulm. Kemi pasur shumë telashe në qendër të mbrojtjes, vazhdimisht pa nevojë jemi shtyrë e rrahur me ta. Aty kemi shumë probleme”, ka shtuar Daliq.
Mesfushori Luka Suçiq ka pranuar dëshpërimin e madh.
“Dëshpërim i madh, e kemi humbur fitoren në fund. Kundërsulm, nuk guxon të na ndodhë kjo. Është dashur ta mbyllim ndeshjen në qetësi, duhet të mësojmë nga kjo. Pjesa e dytë ishte e mirë, ashtu duhet të fillojmë ndaj Italisë. Natyrisht se mund të fitojmë. Besojmë në kualitetet tona, jam optimist. Nëse luajmë ndaj Italisë si në pjesën e dytë sot, do të fitojmë”, ka thënë Suçiq.
Martin Baturina e ka vlerësuar rezultatin real, ndërsa Lovro Majer ka theksuar se Shqipëria ishte më e mirë në pjesën e parë dhe ka udhëhequr me meritë.
“Jemi të dëshpëruar, por nuk ka përfunduar asgjë”, ka theksuar Majer.
Mediat kroate, ashtu si pritej, ishim shumë kritike ndaj përfaqësueses.
“Shqipëria shokoi Kroacinë me gol në minutën e 95-të”, shkruan “index.hr”.
