Euro 2024

Kritika të shumta për Bellinghamin

Bellingham

Foto: Associated Press

Jude Bellingham e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me Real Madridin.

Por, mesfushori anglez ka treguar tjera paraqitje për Anglinë në Kampionatin Evropian, dhe po kritikohet shumë nga njohës të futbollit.

Statistikat e tij në barazimin 0:0 ndaj Sllovenisë, ishin shumë negative.

Anglia e ka siguruar avancimin në fazën nokaut, me një fitore e dy barazime.

Bellingham e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Serbisë në ndeshjen e parë.

“Zero gjuajtje, zero shanse të krijuara, zero ndërhyrje, zero pasime të kompletuara në fazën e tretë, atë sulmuese”, ka shkruar “ESPN” për statistikat e Bellinghamit ndaj Sllovenisë.

Ai kishte edhe 16-të topa të humbur, më së shumti në skuadër, ndërsa i ka fituar vetëm 22 për qind të dueleve. Në këto dy statistika ishte më i dobëti i skuadrës.

Në të tria ndeshjet e grupeve, kundër Sllovenisë, Danimarkës dhe Serbisë, Bellinghami e kishte vetëm një gjuajtje në portë dhe një shans të krijuar.