Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ka emëruar skuadrën e tij prej 26 lojtarësh për “Euro 2024”.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Jack Grealish dhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire nuk bëjnë pjesë në listën e Anglisë për Evropianin që mbahet në Gjermani. Listën me 26 lojtarë e ka publikuar të enjten Federata e Futbollit e Anglisë.
Maguire nuk është gati për shkak të një lëndimi të pësuar në

prill, ndërsa Grealish mungoi në shumë ndeshje të rëndësishme të Cityt dhe nuk është përzgjedhur nga selektori Southgate për ekipin final.
Anglia të premten e luan ndaj Irlandës miqësoren e fundit përgatitore para se të niset në Gjermani.