Danimarka e Sllovenia kishin pikë të barabarta, goldallim të barabartë, gola të shënuar të barabartë e po ashtu numër të barabartë të kartonëve të verdhë.
Dhe kështu Danimarka doli e dyta e Sllovenia e treta në grup për shkak të pozitës më të mirë në kualifikime për Euro 2024.
Këto dy përfaqësuese ishin në grup të njëjtë edhe në kualifikime. Kishin pikë të njëjta edhe në kualifikime, por Danimarka kishte bilanc më të mirë në ndeshjet e ndërsjella dhe kishte fituar grupin.
Dhe tani u rendit më lartë se Sllovenia në grup në Evropian.