Euro 2024

Klubi rus i Dakut me reagim zyrtar: Do ta dënojmë

Mirlind Daku - Euro 2024

Mirlind Daku pas ndeshjes me Kroacinë

Ka bërë bujë edhe në Rusi veprimi i Mirlind Dakut, që mori altoparlantin dhe nisi fyerje ndaj maqedonasve pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacisë.

Sulmuesi luan për Rubin Kazanin në kampionatin e Rusisë. Dhe nga ky klub kanë reaguar për veprimin e Dakut, që tani po hetohet nga UEFA.

Rubin Kazani ka njoftuar përmes faqes zyrtare që Daku do të dënohet.

“Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes thirrje fyese pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Klubi ynë merr përgjegjësinë për atë që ndodhi. Rubini përfaqëson një ekip shumëkombësh dhe i përmbahet gjithnjë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerje në baza kombëtare, fetare apo racore”, shkruan në komunikatën zyrtare të Rubin Kazanit.

Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe punon kundër shtetësisë së Kosovës. Rubini nuk e kishte përmendur fare Kosovën kur e kishte prezantuar Dakun. Dhe tani do ta dënojë sulmuesin.

“Pas kthimit në ambientet e klubit ndaj futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të zhvillohet edhe me lojtarët tjerë për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, shkruan në komunikatë.