Euro 2024

Kapiteni i Anglisë me zero trofe

Harry Kane

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ende nuk ka fituar asnjë trofe. Ai i ka humbur tri finale me Tottenhamin dhe një me Bayern Munichun.

Në vitin 2021 me Anglinë në “Euro 2020”, ishte finalist, por u mposht nga Italia pas ekzekutimit të penalltive.

Kane, megjithatë, vlerësohet si njëri prej sulmuesve më të mirë të qendrës aktualisht në gjithë botën.

Gazeta spanjolle “AS” i ka përmbledhur të shtunën gjitha finalet në të cilat Kane ka qenë prezent, e nuk ka fituar.

“Në vitin 2015 ai luajti në finale të ‘Carabao Cup’ me Tottenhamin, por skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino u mposht 2:0 nga Chelsea i Jose Mourinhos. Në vitin 2019, Tottenhami shkoi në finalen historike të Ligës së Kampionëve, dhe humbi nga Liverpooli i Juergen Kloppit, 2:0. Në vitin 2021, Kane humbi dy penallti. Në ‘Carabao Cup’ me Tottenhamin 1:0, ndërsa me Italinë u mposht në penallti në finale të Evropianit pas ekzekutimit të penalltive”, ka shkruar “AS”.

Pas kësaj periudhe pa suksese me trofe, Kane vendosi që të largohej nga Tottenhami te Bayern Munichu, skuadra më e suksesshme gjermane.

Me Bayern Munichun luajti në Superkupën e Gjermanisë.

“Në ndeshjen e parë zyrtare të Harry Kanet me ekipin bavarez në Superkupën e Gjermanisë, ‘hat-tricku’ i Dani Olmos i dha fitoren Leipzigut. Kane luajti 26 minuta”, ka shkruar “AS”.