Italia siguroi kalimin në fazën e eliminimit në Euro 2024 në rrethana të jashtëzakonshëm. Italia siguroi kalimin në një të tetën e finales pas barazimit dramatik 1:1 kundër Kroacisë.

Mattia Zaccagni u inkuadrua në minutën e 81-të, ndërsa në minutë ne 98-të të shënoi supergol për t’ia siguruar Italisë kualifikimin nga pozita e dytë në fazën nokaut të Evropianit. Ai shënoi me goditje të saktë nga distanca për barazimin 1:1. Para se italianët të barazonin rezultatin, Kroacia ishte në epërsi 1:0 me golin e kapitenit Luka Modriq. Në fakt Modriq shënoi golin e epërsisë një minutë pasi humbi penalltinë. Gjuajtjen e Modriqit e priti portieri, Gianluigi Donnarumma. Por Jo edhe gjuajtjen nga afërsia të minutës së 55-tyë. Modriq u bë golashënuesi më i vjetër i historisë së Evropianit në moshën 38 vjeç e 289 ditë.

Modriq u zëvendësua në minutën e 80-të. Për yllin e Realit pritet të jetë ngjarja e fundit e madhe me fanellën e Kroacinë.

Spanja fitoi grupin me nëntë pikë, kurse në një të tetën e finales si e dyta kaloi Italia me katër pikë. Kroacia përfundoi e treta me dy pikë, derisa Shqipëria përfundoi e fundit në grup me një pikë të fituar.

Modriq: Nuk e di ku i gjeti arbitri tetë minuta shtesë

9 muaj më parë / 24 qer 2024 23:40
Luka Modriq

Ikona kroate, Luka Modriq, ka kritikuar arbitrin për vendimin që ta vazhdojë ndeshjen me Italinë për tetë mintua. Italia shënoi golin e kualifikimit në minutën e 98-të.

Modriqi është deklaruar me lot në sy.

“Nuk e di çka të them. Futbolli ndonjëherë është i ashpër dhe sonte u dëshmua kjo. Nuk e di ku i gjeti arbitri tetë minuta për ta vazhduar lojën. Nëse duhet të biesh, duhet në këtë mënyrë. Nuk është ndonjë ngushëllim. Nuk kemi dyshuar në tifozët, e kemi ditur se janë prapa nesh. Gjithnjë janë këtu, i falënderoj. Më vjen keq që nuk fituam dhe të kualifikohemi. Por është kështu si është. Do të shohim se a është koha për lamtumirë, tani nuk është moment të flasim për këtë”, ka thënë Modriq për televizonin kroat.

Ai u shpall më i miri i ndeshjes.

Italiaaaaaa

9 muaj më parë / 24 qer 2024 22:57
italia

Modriq humb penalltinë, por më pas shënon golin e epërsisë

9 muaj më parë / 24 qer 2024 22:12
kroacia

Luka Modriq e ka humbur penalltinë në ndeshjen kundër Italisë në minutën e 55-të. Por ai më pas shënoi golin e epërsisë për Kroacinë.

Ai shënoi nga afërsia.

Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kroaci – Itali

9 muaj më parë / 24 qer 2024 21:50
Kroaci

Pa përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes në mes të Kroacisë dhe Italisë. Kjo ndeshje i takon Grupit B të Euro 2024, ndërsa po zhvillohet në Leipzig.

Posedimi i topit i takoi Kroacisë.

Por Italia pati më shumë gjuajtje drejtë portës së kroatëve. Italia pati një rast të mirë shënimi, kurse Kroacia asnjë. Kroacisë i duhet fitorja për të siguruar kalimin në fazën nokaut. Italia tashmë e ka siguruar paraqitjen në një të tetën e finales.