Hungari ka mbajtur gjallë shpresat e saj për kalim nga Grupi A i Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”. Një gol i minutës së 100-të nga Kevin Csoboth vendosi ndeshjen në favor të hungarezëve. Me goditje të shkëlqyer, ai mposhti portierin skocez, Angus Gunn për t’ia mundësuar hungarezëve një mundësi për kalim në fazën nokaut të Evropianit nga vendi i tretë. Hungari e mbylli në vendin e tretë me tri pikë Grupin A, ndërsa Skocia e fundit me një pikë.
Në fakt, ndeshja ishte mjaft e luftuar në fushë. Pati duele të shumta e po ashtu edhe raste shënimi. Pati edhe një moment të rëndë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të, ndërsa rifilloi vetëm pasi futbollisti i Hungarisë, Barnabas Varga u largua i mbuluar për publikun nga stadiumi i Stuttgartit. Ai u lëndua gjatë një përplasje me portierin skocez, Angus Gunn. Fillimisht iu dha ndihma e parë e më pas, Varga u largua me barlë nga fusha për të vazhduar trajtimin mjekësor. Përplasja e Vargas dhe Gunnit u shikua nga VAR-i. Por gjyqtari vlerësoi se nuk pati ndërhyrje të qëllimshme. Grupin A e fitoi Gjermani me shtatë pikë, kurse Zvicra përfundoi e dyta me pesë pikë.
Lajm i mirë, Varga nuk është në rrezik
Një lajm i mirë erdhi pasi përfunduan dy ndeshjet e së dielës mbrëma. Futbollisti hungarez, Varga, që mbeti i palëvizshëm në përplasjen me portierin skocez, ka vetëdije dhe është rrugës për në spital.
Këtë e ka bërë të ditur anëtari i një stafi të Hungarisë.
Gjendja e tij është stabile, kurse momentalisht gjendet i shtrirë në spital.


Hungaria fitoi 1:0 ndaj Skocisë dhe mbajti gjallë shpresat për avancim.
Varga largohet nga fusha, loja rifillon
Ka filluar ndeshja në mes të Skocisë dhe Hungarisë.
Ndeshja rifilloi vetëm pasi futbollisti i Hungarisë, Barnabas Varga u largua i mbuluar për publikun nga stadiumi i Stuttgartit. Ai u lëndua gjatë një përplasje me portierin skocez, Angus Gunn.
Fillimisht iu dha ndihma e parë e më pas, Varga u largua nga fusha për të vazhduar trajtimin mjekësor.
Ndërpritet ndeshja Skoci – Hungari
Barnbabas Varga i Hungarisë ka pësuar lëndim të rëndë, ndërsa ndeshja në mes të Skocisë dhe Hungarisë është ndërprerë. Varga u përplas me portierin skocez, Angus Gunn.
Nasty collision in the Scotland/Hungary match#SCOHUN #EURO2024 pic.twitter.com/JtwmW0FIA2
— Sideline Recaps (@SidelineRecaps) June 23, 2024
Lojtarët e Hugnarisë kanë mbyllur pamjen.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Skoci – Hungari
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Skoci – Hungari.
Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Stuttgart u karakterizua me shumë duele. Por pjesa e parë përfundoi pa gola. Skocisë i duhet fitorja për të shpresuar paraqitjen në fazën nokaut. Kjo ndeshje i takon Grupit A.