Selektori i Hungarisë, Marco Rossi është pyetur në konferencë për shtyp lidhur me Granit Xhakën.
Hungaria e Zvicra takohen të shtunën në kuadër të Euro 2024.
“Karriera e Xhakës flet vetë. Ai fitoi Bundesligën dhe shkoi në finale të Ligës së Evropës. Është burim i lojës dhe disi ne do të mundohemi ta limitojmë atë. Por ka edhe lojtarë të tjerë që janë vendimtar për Zvicrën”, ka thënë Rossi.