Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, ishte ndër më të vlerësuarit te Kombëtarja e Shqipërisë në “Euro 2024”.
Hoxha në tri ndeshjet e Evropianit u inkuadrua në pjesën e dytë, por në minutat që i kishte në dispozicion ishte shumë aktiv.
Hoxha të martën përmes një postimi është shprehur i lumtur që kishte fatin ta veshë fanellën kuq e zi.
“Faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe. Nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndiej ngjyrat më të bukura të kombit tonë. Faleminderit tifozë të mrekullueshëm për këto emocione të papërjetuara më parë. Unë jam krenar, shumë krenar qe jam shqiptar”, ka shkruar Hoxha.