Holanda ka dominuar plotësisht ndaj Rumanisë dhe në fund ka fituar 3:0, për të bërë vend në çerekfinale të Evropianit “Gjermania 2024”.
Të martën pasdite në Munih, holandezët e kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë të tyre në Evropian. Kanë sulmuar gjatë gjithë kohës, ndërsa kanë shënuar një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për të bërë vend në mesin e tetë përfaqësueseve më të mira evropiane.
Cody Gakpo ishte më meritori për fitoren e Holandës. Ai në minutën e 20-të gjuajti bukur nga zona për epërsinë 1:0. Topi shkoi në këndin ku ishte portieri rumun, por përfundoi në rrjetë.
Në fillim të pjesës së dytë Gakpos iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, por ai nuk u ndal. Në minutën e 83-të shpërtheu në zonë duke mbajtur në lojë një top që dukej i humbur. Në fund asistoi për Donyell Malen që shënoi për 2:0.
Malen në minutën e 93-të e realizoi golin për 3:0, pas një kundërsulmi të holandezëve.
Holanda në një të tetën e finales u kualifikua si e treta e Grupit D. Në grup mbeti prapa Austrisë dhe Francës, ndërsa regjistroi një fitore, një barazim e një humbje.
Rumania e fitoi Grupin E ku nga katër pikë i kishin të gjitha katër përfaqësueset, si asnjëherë më parë. Por rrugëtimi i rumunëve ka përfunduar në një të tetën e finales. Kalimi i grupit ishte sukses i madh për Rumaninë.
“Tulipanët” i kishin plot 24 raste në ndeshjen e së martës, ndërsa rumunët vetëm pesë. Gjashjtë goditje të Holandës shkuan në kornizë të portës, ndërsa e saktë ishte vetëm një gjuajtje e rumunëve.
Holanda në çerekfinale luan të shtunën nga ora 21:00 në Berlin.
Gakpo, më i miri i ndeshjes
Cody Gakpo e kishte një gol e një asistim në fitoren e Holandës ndaj Rumanisë. Donyell Malen i kishte dy gola, por më i miri megjithatë u shpall Gakpo.
“Ai shënoi një gol të bukur individual dhe ishte i pafat për të shënuar edhe një tjetër. Një paraqitje në përgjithësi e mirë. Ishte i rrezikshëm vazhdimisht në zonë. Golashënuesi më i mirë i deritashëm në turne, ndërsa bëri asistimin në golin e dytë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
Holanda shënon golin e dytë
Holanda po udhëheq 2:0 ndaj Rumanisë.
Donyell Malen shënoi në minutën e 83-të me asistim të Gakpos.
VIDEO:
GOOOOOAAAAAAAAAALLL MALEN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! CODY GAKPO BRILLIANT ASSIST !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/PiN8GILrbr
— Football Report (@FootballReprt) July 2, 2024
Gakpo shënon, por nga pozita jashtë loje
Cody Gakpo e ka dërguar sërish topin në rrjetë në ndeshjen e Holandës me Rumaninë.
Por goli i tij në minutën e 63-të u anulua për pozitë jashtë loje.
Holanda udhëheq 1:0.
Holanda dominon, udhëheq 1:0 pas pjesës së parë
Holanda ka dominuar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Rumanisë. Në pushim midis dy pjesëve holandezët kanë shkuar me epërsinë prej 1:0.
Cody Gakpo realizoi golin në minutën e 20-të.
Ndeshja e parafundit e një të tetës së finales po zhvillohet në Munih.
Holanda në epërsi
Holanda ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Rumanisë. Cody Gakpo shënoi në minutën e 20-të.
Ai gjuajti bukur, ndërsa topi shkoi në këndin e portierit.
VIDEO:
CODY GAKPO OPENS THE SCORING WITH A LOVELY GOAL!!!pic.twitter.com/drIAJR0mSU
— Football Report (@FootballReprt) July 2, 2024
Formacionet: Rumania – Holanda
Rumania dhe Holanda kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e cila nis nga ora 18:00 në “Allianz Arena”.
Rumania dhe Holanda kërkojnë një vend në çerekfinale të “Euro 2024”.
Steven Bergwijn do të luajë nga minuta e parë për Tulipanët, një nga befasitë e trajnerit Ronald Koeman.
