Anglia dhe Spanja në Berlin nga ora 21:00 do të takohen në finalen e “Euro 2024”. Spanja dhe Anglia kanë zhvilluar 27 ndeshje deri më tani. Anglia ka fituar 14 ndeshje, Spanja ka 10 fitore, ndërsa tri herë përballje përfunduan në barazim.
Ndeshja e parë ndërmjet dy përfaqësueseve u zhvillua në vitin 1929 në miqësore. Spanja pati fituar me rezultatin 4:3.
Takimi i fundit ishte në vitin 2018 në Ligën e Kombeve dhe pati triumfuar Anglia me rezultatin 3:2. Fitorja më e thellë e Anglisë kundër Spanjës ishte më 9 dhjetor të vitit 1931, kur e mposhti 7:1 në miqësore. Ndërsa fitorja më e thellë e Spanjës ndaj “Tre Luanëve” ishte në vitin 1960, në miqësore me rezultatin 3:0. Në rast të fitores Spanja do të bëhej përfaqësuesja më e suksesshme në Evropian, me një trofe më shumë se Gjermania.
Do të ishte hera e katërt për spanjollët që triumfojnë në Kampionat Evropian. Anglia do të bëhej fituese e trofeut kontinental për herën e parë, nëse triumfon në finale.