Euro 2024

Historia e veçantë e trofeut të Evropianit

Spanja

Trofeu i Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani nuk është i njëjtë me atë që u dha për herën e parë në vitin 1960 kur Bashkimi Sovjetik e fitoi titullin.

Por, kush e ka dizajnuar këtë trofe dhe nga e mori emrin?

Emri i trofeut është Henri Delaunay, në nderim të sekretarit të parë të përgjithshëm të UEFA-s, që është edhe arkitekt i krijimit të këtij turneu.

Francezi vdiq pak para se të niste për herë të parë Kampionati Evropian.

Trofeu mbeti i njëjtë deri në vitin 2006, ndërsa më pas u bë modeli i ri, më i gjatë se sa i pari. Është 60 centimetra i lartë.

Ka më shumë shkëlqim, peshon tetë kilogramë, dy më pak sesa i kaluari.

Trofeu i Evropianit ka 92.5 për qind argjend, ndërsa pjesa tjetër është me bakër.

Kushton rreth 15 mijë e 500 euro, ka shkruar “Marca” të dielën.