Euro 2024

Hashani për Dakun: Individët harrohen, Shqipëria shkon përpara

Erdin Hashani

Trajneri Erdin Hashani ka thënë se me gjestin në Euro 2024, futbollisti shqiptar, Mirlind Daku, e ka dëmtuar më së shumti veten.

Ai ka thënë se mund të ketë qenë çështje euforie, por që sipas Hashanit, Daku e ka humbur një mundësi të madhe për karrierën e tij.

“Daku ka bërë gabim, tha se ka qenë eufori, por mbi Shqipërinë asnjë s’mund të dalë. Ti s’mund t’i dalësh përmbi ekipit. Mund të ketë qenë në njëfarë mënyre euforia, por Daku duhet të mendojë me qetësi”, ka thënë Hashani në “Sporti Total” në KTV.

Sipas trajnerit, nëpërmjet paraqitjes ndaj Kroacisë, futbollisti 26-vjeçar “dha mesazhe të mira”, por ai theksoi se dënimi nga UEFA do ta pezullojë.

“Më së shumti e ka dëmtuar veten, individët harrohen, e Shqipëria shkon përpara”, theksoi Hashani.

Lexo përditësimet tjera
Gani Sejdiu

Sejdiu: Spanja, më e frikshmja

Trajneri Gani Sejdiu ka thënë se kombëtarja e Spanjës është më e frikshmja në këtë kampionat,...