Gjuajtja mahnitëse e Lamine Yamalit kundër Francës është shpallur zyrtarisht goli i Evropianit “Gjermania 2024”. UEFA të martën ka publikuar dhjetë golat më të mirë të turneut në Gjermani, ndërsa goli i Yamalit zuri vendin e parë.
Ai shënoi gol në fitoren e Spanjës në gjysmëfinale 2:1 kundër Francës. Me golin e shënuar ai u bë golashënuesi më i ri në Evropian në moshën 16 vjet e 362 ditë.
Goli i Jude Bellinghamit në fitoren e Anglisë ndaj Sllovakisë u shpallë i dyti, ndërsa i treti i Xherdan Shaqirit. Shaqiri shënoi gol të bukur nga goditje nga distanca në barazimin e Zvicrës ndaj Skocisë, 1:1.
Përzgjedhjen e dhjetë golave më të mira e bëri komisioni teknik i UEFA-s. Fabio Capello, Ioan Lupescu, Michael O’Neill, David Moyes, Rafael Benitez, Frank de Boer, Ole Gunnar Solskjaer, Aitor Karanka ishin në mesin e ekspertëve të angazhuar nga UEFA.
VIDEO:
🚨🚨| 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: Lamine Yamal's strike vs France has been named EURO 2024 Goal of the Tournament! 🇪🇦🚀 pic.twitter.com/d3HdbMR1qC
— CentreGoals. (@centregoals) July 16, 2024