Euro 2024

Gallagher: Rice është prej mesfushorëve më të mirë

Conor Gallagher

Conor Gallagher e ka cilësuar mesfushorin Declan Rice si njërin ndër mesfushorët më të mirë në botë. 

Gallagher të premten në një intervistë për BBC është shprehur se Rice është duke treguar paraqitje të nivelit të lartë në fanellën e Anglisë. 

“Ai është një djalosh i mirë dhe gjithashtu një futbollist i mirë. Është duke bërë shumë paraqitje të mira që kur e veshi për herë të parë fanellën e Anglisë. Si futbollist ai është rritur dhe është aq fizik dhe i fuqishëm. Unë do të thosha se Rice është prej mesfushorëve më të mirë në botë”, u shpreh 24-vjeçari Gallagher.

Rice dhe Gallagher janë pjesë e Anglisë në “Euro 2024”. Rice ka 390 minuta të luajtura për Anglinë në Evropian. Ndërsa Gallagher ka luajtur 117 minuta në fazën e grupeve dhe në një të tetën e finales. 

Rice është pjesë e Arsenalit, kurse Gallagher luan për Tottenham Hotspurin.