Euro 2024

Gakpo po krahasohet me Van Bastenin

Cody Gakpo

Cody Gakpo

Foto: Associated Press

Sulmuesi Cody Gakpo është duke u krahasuar me legjendën e futbollit holandez, Marco van Basten. 
Gakpo ka qenë prej lojtarëve më të dalluar të Holandës në Evropianin 2024. 

Ai e udhëhoqi përfaqësuesen në fitoren 3:0 ndaj Rumanisë, duke shënuar e duke asistuar më pas për Donyell Malenin. 

Gakpo tani ka tri gola në “Euro 2024”, ndërsa u bë holandezi i parë që shënon e asiston në një ndeshje të fazës nokaut të një Kampionati Evropian në 32 vjet. 

Frank Rijkaard e kishte arritur një gjë të tillë në vitin 1992 kundër Danimarkës. 

Gakpo shënoi një gol ndaj Polonisë në fitoren 2:1, një gol ndaj Austrisë në disfatën 3:2, dhe kishte gol e asistim në fitoren e thellë ndaj rumunëve. 

Me këto shifra, ai është vetëm dy gola larg rekordit të vendosur nga Van Basten dhe Patrick Kluivert. 

Van Basteni në vitin 1988 dhe Kluiverti në vitin 2000 kishin shënuar nga pesë gola në turne. 

Katër gola në vitin 2004 i kishte shënuar Ruud Van Nistelrooy. 

Gakpo ishte golashënuesi më i mirë i Holandës edhe në Kupën e Botës 2022 në Katar, ndërsa më pas ishte transferuar te Liverpooli. 

Ai në Botëror realizoi tri gola.