Euro 2024

Fullkrug ia dhuron fanellën tifozit që ia theu dorën

Niclas Fullkrug

Sulmuesi i Gjermanisë, Niclas Fullkrug ia ka dhuruar fanellën me nënshkrim dhe i ka kërkuar falje tifozit që ia theu dorën me një gjuajtje teksa po bëhej gati për ndeshjen kundër Skocisë.

Tifozi nuk shikoi ndeshjen që Gjermania e fitoi 5:1 ndaj Skocisë.

Ai ishte detyruar të largohej nga stadiumi për t’iu nënshtruar një intervenimi në spital.

Fullkrug ishte në listën e realizatorëve për gjermanët.