Mesfushori Remo Freuler ka folur për rolin dhe ndikimin që kanë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka te Zvicra. Ai ka thënë se personaliteti i Shaqirit nuk duhet të vihet në diskutim, ndërsa lavde të mëdha ka thurur edhe për Xhakën.
“Xherdani është një lojtar që mund të shënojë gjithmonë. Mund të krijojë gjithnjë një moment vendimtar. Nuk ka kuptim të diskutohet për personalitetin e tij. Xhaka është si një verë e mirë: sa më e vjetër, aq më e mirë bëhet”, ka thënë Freuler, raporton “Blick”.
Shaqiri e Xhaka kanë bartur barrën kryesore në turnetë e mëdha për Zvicrën. Rol kyç pritet të kenë edhe në Evropianin që nis të premten.
Zvicra është në Grupin A bashkë me nikoqiren Gjermaninë, Skocinë e Hungarinë.