Kylian Mbappe pati disa mundësi për ta nisur me gol Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Por Mbappe humbi disa mundësi, ndërsa fitorja e Francës u vendos me autogolin e realizuar nga Maximilian Woeber. Ai shënoi autogol në minutë e 38-të për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin u mbyll takimi. Ndeshja Austri – Francë u zhvillua të Dussfeldorf, në kuadër të Grupit D të “Euro 2024”. Ylli i ri i Real Madridit lëshoi para kohe fushën. Lëndoi hundën gjatë një dueli me një futbollist të Austrisë.
Franca e nisi më furishëm takimin. Në minutën e nëntë gjuajtjen e Mbappes e priti portieri austriak, Patrick Pentz.
Edhe në situatën e dytë të minutës së 45-të, Mbappe nuk ishte konkret.
Tre minuta para se Franca t’i gëzohej golit, Austria pati rast të mirë. Gjuajtjen e Christoph Baumgartner nga afërsia në minutën e 35-të e priti portieri Mike Maignan.
Franca sërish mori lojën në dorë duke rrezikuar disa herë portën e austriakëve.
Kylian Mbappe fitoi një top në mesfushë, u nis drejtë portës, por sulmuesi i ri i Real Madridit nuk ishte i saktë përballë portierit të Austrisë. Ai gjuajti jashtë portës në minutën e 56-të duke humbur kështu tjetër rast në ndeshjen.
Austria ndërkohë provoi në minutat e fundit për të barazuar rezultatin. Por pa sukses.
Franca ndeshjen e dytë e luan ndaj Holandës, kurse Austria kundër Polonisë. Të dyja ndeshjet luhen më 21 qershor.
Lëndohet Mbappe, largohet i gjakosur
Kylian Mbappe është lënduar dhe nuk do të mund ta vazhdojë ndeshjen deri në fund ndaj Austisë.
Ai ka probleme me hundë. Gjatë largimit nga fusha i është vërejtur edhe fanella e gjakosur.
Lëndimi i Mbappes erdhi dy minuta para fundit.
Mbappe me tjetër rast të humbur
Kylian Mbappe fitoi një top në mesfushë, u nis drejtë portës, por kur sulmuesi i ri i Real Madridit nuk ishte i saktë përballë portierit të Austrisë.
Ai gjuajti jashtë portës në minutën e 56-të duke humbur kështu tjetër rast në ndeshjen të cilën Franca është duke e fituar 1:0 ndaj austriakëve.
mbappe???? pic.twitter.com/zMWHtlvFC3
Franca me epërsi minimale pas pjesës së parë
Franca e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes kundër Austrisë. Franca kaloi në epërsi falë autogolit të Maximilian Ëoeber. Ai shënoi autogol në minutë e 38-të.
Tre minuta para se Franca t’i gëzohej epërsisë, Austia pati rast të mirë. Gjuajtjen e Christoph Baumgartner nga afërsia në minutën e 35-të e priti portieri Mike Maignan.
Kylian Mbappe po ashtu lëshoi dy raste shënimi. Rastin e parë e pati në minutën e nëntë. Gjuajtjen e Mbappes e priti portieri austriak, Patrick Pentz. Edhe në situatën e dytë të minutës së 45-të, Mbappe nuk ishte konkret. Ndeshja i takon Grupit D të “Euro 2024”.
Autogol, Franca në epërsi
Franca ka kaluar në epërsi me autogolin e Maximilian Woeber. Ai shënoi autogol në minutë e 38-të.
QUE CENTRO DE KYLIAN MBAPPÉ 😍😍😍 pic.twitter.com/xMgAwg4nM5
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) June 17, 2024
Shpëton Franca
Austria pati një rast të mirë përballë Austrisë. Gjuajtjen e Christoph Baumgartner nga afërsia në minutën e 35-të e priti portieri Mike Maignan.
Mbappe me rastin e parë serioz
Kylian Mbappe pati një rast për gol në ndeshjen ndaj Austrisë.
Gjuajta e tij u prit nga portieri austriak në minutën e 9-të.
Ndeshja i takon Grupit D të “Euro 2024.
Nis ndeshja Austri – Francë
Ka filluar ndeshja e Grupit D të Evropianit 2024 mes Austrisë dhe Francës.
Ndeshja po luhet në Duesseldorf.
Sulmin e Francës po e udhëheq Kylian Mbappe.
Mbappe udhëheq sulmin e Francës
Kylian Mbappe do ta udhëheqë sulmin e Francës në ndeshjen ndaj Austrisë. Përkrah sulmuesit të ri të Real Madridit do të jenë edhe Marcus Thuram dhe Ousmane Dembele.
Gati për ndeshje është edhe Theo Hernandez.
Ndeshja Austri – Francë luhet nga ora 21:00 dhe i takon Grupit D.
