Euro 2024

Fëmijët refugjatë do ta kenë rastin të përcjellin stërvitjen e Zvicrës

Zvicra

Shumë pranë qendrës stërvitore të Zvicrës në Gjermani është një qendër për akomodimin e refugjatëve.

Në këtë qendër janë dhjetëra fëmijë nga vende si Afganistani, Siria e Turqia.

Por ata deri më tani nuk e kanë pasur mundësinë të shohin nga afër lojtarët e Zvicrës, shkruan “20min.ch”.

Kjo do të ndryshojë të martën, kur fëmijët e refugjatëve do të lejohen të përcjellin gjithë stërvitjen dhe të marrin nënshkrimet e Xhakës, Shaqirit dhe të tjerëve.

Zvicra po përgatitet për ndeshjen çerekfinale të Euro 2024.