Euro 2024

Edi Rama: Muri i Verdhë zëvendësohet nga Dallga Kuqezi

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për numrin e madh të tifozëve shqiptarë që do të jenë të shtunën mbrëma në Dortmund në ndeshjen e Shqipërisë me Italinë.

“I famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë. Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur. Prandaj secili rezultat i ndeshjes do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar por edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, ka shkruar Rama.

Mbi 50 mijë shqiptarë priten të shtunën në Dortmund në ndeshjen e Euro 2024.