Euro 2024

E pabesueshme se për çfarë po kritikohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo

Tifozët e kanë kritikuar Cristiano Ronaldon për eliminimin e Portugalisë, pasi i lejoi futbollistët e Francës të gjuanin të parët në ekzekutimin e penalltive. 

Penalltitë ishin përcaktues të skuadrës që do të avancojë në gjysmëfinale të premten mbrëma, në ndeshjen që ishte përsëritje e finales së “Euro 2016”. 

Ronaldo e fitoi shortin ndaj kapitenit të Francës, Kylian Mbappes. 

Ndërkohë, 39-vjeçari portugez kërkoi që francezët të gjuanin të parët. 

Franca në fund fitoi me rezultatin 5:3, pasi Joao Felix e qëlloi shtyllën. 

Tifozët kanë vlerësuar se skuadra që gjuan e para, ka avantazh të madh. 

Ata kanë marrë për bazë ndeshjet e kaluara dhe kanë dalë me përfundim se ekipet që gjuajnë të parët, kanë fituar 71 për qind të ndeshjeve.