Dy gola e shumë raste në pjesën e parë të ndeshjes Poloni – Holandë. Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Hamburg përfundoi baras, 1:1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin polakët, ndonëse holandezët krijuan disa raste të mira shënimi. Golin e parë e shënoi Adam Buksa në minutën e 16-të, kurse golin e barazimit e realizoi në minutën e 29-të, Cody Gakpo.
Gjuajtja e tij u devijua nga një mbrojtës polak. Ndeshja i takon grupit D.
