Euro 2024

Dueli i yjve të rinj të futbollit

Musiala

Spanja dhe Gjermania do të ballafaqohen të premten në çerekfinale të Kampionatit Evropian, në Stuttgart nga ora 18:00. 

Do të jetë edhe duel i yjeve të rinj të futbollit. 

Te Gjermania luajnë Jamal Musiala dhe Florian Wirtz, që kanë nga 21 vjet. Te Spanja luajnë 16-vjeçari Lamine Yamal dhe 21-vjeçari, Nico Williams. 

Kjo katërshe ka moshë të përbashkët prej 79-vjetësh, vetëm tri më shumë se mosha e përbashkët e 38-vjeçarëve Manuel Neuer dhe Jesus Navas. 

Të rinjtë mund të jenë vendimtarë të premten pasdite. 

Musiala ka tri gola të realizuar. Ai shënoi në fitoren 2:0 kundër Danimarkës, ndërsa pas ndeshjes tha se mund të luajë edhe më mirë. Musiala ka 33 paraqitje, 11 më shumë se Wirtzi. Wirtzi pati sezon të shkëlqyer me Leverkusenin dhe fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. 

Te Spanja, Yamali ka shfaqur potencialin e tij edhe në “Euro 2024”. 

Ai ka prindër nga Guinea Ekuatoriale dhe Maroku, ndërsa si fëmijë ka emigruar në Kataluni. 

Fizikisht është shumë i fuqishëm dhe i gatshëm në çdo moment për të bërë befasi. Kanë nisur që tani krahasimet me Lionel Messin. Yamali ka thënë se shpreson që ta ketë vetëm gjysmën e sukseseve të Messit në karrierë.

Me paraqitje të mira në këtë Evropian u dallua edhe Nico Williams, prindërit e të cilit nga Gana u larguan në drejtim të Spanjës.