Euro 2024

Deri në 800 euro çmimi i biletës për të parë Ronaldon duke stërvitur

Cristiano Ronaldo

Biletat për të parë Cristiano Ronaldon e Portugalisë duke stërvitur me ekipin përfaqësues në një seancë të hapur të premten, janë në shitje me çmim deri në 800 euro, raporton Reuters.

Stërvitja e hapur për tifozë mbahet në qendrën e  Portugalisë në Westphalia.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në futbollin ndërkombëtar me 128 gola në 204 ndeshje. Ai është në Evropianin e gjashtë.

6000 biletat për seancën stërvitore u “zhdukën” brenda pak minutash kur dolën në shitje. Dhe tani biletat po ofrohen për qindra euro.

Disa janë ofruar për 400 euro, e bileta të tjera ishin në shitje për 800 euro. Biletat janë ofruar në faqe të ndryshme të internetit në Gjermani.