Euro 2024

De la Fuente në kërkim të rekordit që s’e ka thyer askush

Luis de la Fuente

Ekipi i Spanjës i ka fituar tri ndeshjet e para të fazës grupore, diçka që vetëm Luis Aragones e ka arritur në dhjetë paraqitjet e fundit.

Në Stuttgart, në ndeshjen e 1/8 së finales së Evropianit që po zhvillohet në Gjermani, Spanja me Luis de la Fuenten, po e kërkon fitoren e katërt rresht.

Tri fitore ka qenë maksimumi, sepse rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s thonë se nëse ndeshjet vendosen në penallti, ndeshja vlerësohet si barazim.

Në Evropianin 2012 që përfundoi me triumf të Spanjës, ekipi i Vicente Del Bosques barazoi me Italinë në ndeshjen e parë, ndërsa mposhti Irlandën, Kroacinë dhe Francën. Por seria e tri fitoreve rresht u ndal pasi Spanja e eliminoi Portugalinë në penallti. Më pas Spanja kishte fituar në finale ndaj Italisë, 4:0.

Spanja të dielën luan kundër Gjeorgjisë nga ora 21:00.