Frenkie de Jong është kthyer në fushën stërvitore, një javë para se Holanda ta zhvillojë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.
Këtë e ka konfirmuar selektori Ronald Koeman, të dielën.
Mesfushori vlerësohet shumë i rëndësishëm për Holandën, përkatësisht për gjasat e “tulipanëve” për sukses në Gjermani. Ai ka ushtruar me lojtarët tjerë holandezë në fushë, të dielën për herë të parë. Deri të dielën ka ushtruar i ndarë nga grupi.
De Jong ka vuajtur nga lëndime në kyçin e këmbës këtë edicion dhe nuk ka luajtur që nga prilli.
“Ai ishte pjesë e stërvitjes, por e kemi mbajtur larg nga kontaktet”, ka thënë Koeman në konferencë për shtyp.
Holanda të hënën luan miqësoren e fundit, ndaj Islandës në Roterdam.
“Është e mundur që Frenkie mos t’ia dal për ndeshjen e parë. Por mund të presim deri në ndeshjen e dytë apo të tretë. Edhe nëse nuk luan dy ndeshjet e para ne do të planifikojmë me të. Por nëse duket që do të mungojë në gjithë fazën grupore, më duhet të rimendojë përzgjedhjen e tij”, ka shtuar Koeman.
Ndryshimet në listë për shkak të lëndimeve janë të mundura deri një ditë para ndeshjes së parë në grup.
27-vjeçari De Jong është pjesë e rëndësishme e Barcelonës.