Euro 2024

Cili lojtar mbeti jashtë listës finale të Shqipërisë

Simon Simoni

Mesnata e së premtes ishte afati i fundit për të përcaktuar ekipet finale për Euro 2024. Kombëtarja e Shqipërisë në grumbullim i kishte 27 lojtarë, ndërsa numri maksimal i lejuar është 26.

Sylvinho është dashur të largoi një lojtar nga lista dhe ka vendosur për portierin e katërt, Simon Simoni. Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati janë tre portierët e kuqezinjve në Euro 2024.

Është njoftuar që te Shqipëria nuk ka asnjë lëndim dhe se të gjithë janë të gatshëm.

Simoni është ende 19-vjeçar dhe po zhvillohet tek Eintracht Frankfurti. Ai megjithatë do të mbetet pjesë e grumbullimit të Shqipërisë, ka njoftuar FSHF-ja. Simoni udhëtoi me Kombëtaren drejt Dortmundit dhe do të mbetet pjesë e ekipit gjatë Evropianit.