Ish-mbrojtësi i Italisë, Giorgio Chiellini, ka thënë se goli i shënuar nga Ollie Watkins ka qenë i evitueshëm dhe ka shtuar se Stefan de Vrij ka mundur të bëjë më shumë në atë situatë.
Por, sipas Chiellinit, De Vrij e ka bërë atë që nuk është dashur të bëhej.
“Detajet e vogla e bëjnë diferencën”, ka thënë Chiellini për “Sky Sport Italia”.
“Lëvizja e Watkinsit nuk ishte e mirë, sepse ai po shkonte drejt këndit. Nuk ishte i rrezikshëm. Gjëja e vetme që një mbrojtës nuk duhet ta bëj në atë situatë është të provojë ta fitojë topin. Duhet mbuluar këndin që t’ia lehtësosh punën portierit. Në të kundërtën, nëse topi të hyn në mes të këmbëve, atëherë mund të jetë gol”, ka deklaruar Chiellini.
Para tre vjetësh, Chiellini e fitoi Evropianin me Italinë, pasi në ekzekutimin e penalltive e mposhti Anglinë në stadiumin “Wembley”.
Ai ka 117 paraqitje me “azzurrët” dhe ka shënuar tetë gola.
Është nëntë herë fitues i Serie A me Juventusin.