Euro 2024

Ceremonia hapëse e “Euro 2024”

Tifozët e Skocisë

Tifozët e Skocisë në rrugët e Mynihut

Ceremonia hapëse e “Euro 2024” ishte madhështore. Në "Allianz Arena" mbërriti edhe trofeu i Evropianit. 

Ceremoni madhështore për hapjen e Evropianit

10 muaj më parë / 14 qer 2024 20:52
ceremoni

Ceremoni madhështore u realizua në hapje të “Euro 2024” në Gjermani.

Një performancë fantastike në “Allianz Arena” hapi Evropianin.

Pas pak nis ndeshja hapëse Gjermani – Skoci.

ceremoni

Alarm para hapjes së “Euro 2024”, gjendet një çantë e dyshimtë

10 muaj më parë / 14 qer 2024 18:40
Policia

Policia gjermane ka mbyllur zonën e dedikuar për tifozët në Berlin pak orë para fillimit të ndeshjes hapëse të “Euro 2024” mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Sipas raportimeve, në tokë është gjetur një çantë e dyshimtë. Për rastin është arrestuar një burrë.

Policia bashkë me një skuadër për asgjësimin e bombave kanë dalë në vendngjarje.

Gjermania dhe Skocia luajnë ndeshjen hapëse të Evropianit nga ora 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut.

Mbi 200 mijë skocezë “pushtojnë” Mynihun

10 muaj më parë / 14 qer 2024 17:43
Tifoz skocez

Tifoz skocez

Mbi 200 mijë tifozë të Skocisë kanë udhëtuar në Gjermani për ndeshjen hapëse të “Euro 2024”.

Gjermania dhe Skocia nga ora 21:00 luajnë ndeshjen hapëse të Evropianit.

Dhe rrugët e Mynihut janë mbushur me skocezë. Atmosfera është spektakulare.