Euro 2024

Capello tregon çfarë i duhet Italisë ndaj Zvicrës

Fabio Capello

Ish-trajneri Fabio Capello ka analizuar ndeshjen e 1/8 së finales ndërmjet Zvicrës dhe Italisë.

“Azzurrët” përfunduan në vendin e dytë në Grupin B me katër pikë, pas fitores 2:1 ndaj Shqipërisë, humbjes 1:0 nga Spanja dhe barazimit dramatik 1:1 me Kroacinë.

Zvicra ndërkohë fitoi ndaj Hungarisë 3:1, ndërsa barazoi 1:1 me Skocinë dhe Gjermaninë.

Përfundoi në vendin e dytë të Grupit A me pesë pikë, dy më pak se Gjermania lidere.

“Italia duhet të luajë më shpejtë ndaj Zvicrës, sepse deri tani kemi qenë shumë të ngadaltë në qarkullimin e topit. Përgjegjësia më e madhe mbështetet te Serie A. Në ligë shohim shumë pasime horizontale të panevojshme që e ngadalsojnë lojën. Edhe humbja e kohës po na kushton sepse skuadrat tjera po luajnë me intensitet të lartë. Historikisht, Zvicra nuk ka qenë kundërshtare e lehtë për ne. Do të na vështirësojnë punët në Berlin. Skuadra e Murat Yakinit nuk ka në përbërje Modriqin, por është solide, fizike dhe e bashkuar. Në ‘Olimpiastadion’ duhet të kemi shpirtin e Kupës së Botës 2006, teknikën dhe shpejtësinë. Në dy fjalë: Federico Chiesa”, ka thënë ndër të tjera Capello në një intervistë të gjatë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

Ndeshja Zvicra – Italia luhet të shtunën nga ora 18:00.