Sllovakia të dielën mbrëma është eliminuar nga Kampionati Evropian “Gjermania 2024”. U mposht nga Anglia me rezultat 2:1.
Me paraqitjet në fazën e grupeve dhe në një të tetën e finales, Sllovakia ka befasuar shumë njerëz.
Italiani Francesco Calzona ka thënë se ishte krenari e madhe për të që të drejtojë një përfaqësuese si Sllovakia.
“Për mua është një krenari e madhe të ushtroj një ekip të tillë. Grup fantastik i futbollistëve dhe me shumë angazhim. Pata fatin të takoj këta djem dhe ata më dhanë kënaqësi të madhe”, ka theksuar Calzona.