Belgjika do të udhëtojë me 25 lojtarë për në Gjermani për Euro 2024. Belgët kanë vendosur të mos shfrytëzojnë të drejtën për lojtarin e 26-të, ndonëse i ftuan dy të rinj të ushtrojnë me përfaqësuese gjatë javës së kaluar. Këtë e ka bërë të ditur selektori Domenico Tedesco të premten.
Belgjika tashmë i ka caktuar 25 lojtarët, por kishte ftuar Arne Engelsin dhe Mandela Keitan. Kishte spekulime se njëri prej tyre mund të përfshihej në ekip, por kjo nuk ndodhi.
“Kemi vendosur të shkojmë në Evropian me 25 lojtarë”, ka thënë Tedesco.
Ka dyshime për gjendjen fizike të Jan Vertonghenit dhe Arthur Theates. Por as kjo nuk ka ndikuar që Tedesco të ndryshojë qëndrimin sa i takon numrit të lojtarëve.