Euro 2024

Batshuayi te Galatasaray, bëhet i pari lojtar i huaj që luan në tri skuadrat e Stambollit

Michy Batshuayi

Michy Batshuayi është lojtari i ri i Galatasarayt. Ai ka firmosur me gjigantin turk për tri vjet.

Batshuayi do të ketë pagë prej 3 milionë euro në vit, ndërsa në emër të transferimit do të përfitojë 1,5 milionë në edicionin e parë, 1 milion në edicionin e dytë dhe 500 mijë euro në edicionin e tretë.

Goal.com ka shkruar se Batshuayi bëhet lojtari i parë i huaj që luan për tri skuadrat e mëdha të Stambollit.

Belgu 30-vjeçar luan në sulm. Së fundi ishte te Fenerbahçe, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Beshiktashin.

Më herët ka pasur raportime për kërcënimin me jetë të Batshuayit për shkak të lëvizjes së tij për te Galatasaray.

Rivaliteti mes tri klubeve të Stambollit është shumë i madh.