Euro 2024

Austria fiton dhe futet fuqishëm në garë, Polonia pa pikë

Austri

Foto: Associated Press

Austria ka fituar 3:1 ndaj Polonisë për të hyrë fuqishëm në garë për avancim në fazën nokaut nga Grupi D.

Austria në ndeshjen e parë ishte shfaqur pozitivisht, por megjithatë ishte mposhtur 1:0 nga Franca, falë një autogoli.

Të premten mbrëma në “Olympiastadion” në Berlin, austriakët luajtën tjetër ndeshje të madhe. Dhe këtë herë arkëtuan tri pikë shumë të rëndësishme. Ndërkohë Polonia mbetet pa pikë dhe në vendin e fundit në grup.

Në ndeshjen e parë, Polonia kishte humbur 2:1 nga Holanda.

Gernot Trauner shënoi për 1:0 në të mirë të Austrisë në takimin ndaj Polonisë. Mbrojtësi realizoi në minutën e nëntë. Krzysztof Piatek barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 30-të.

Por në pjesën e dytë Austria shënoi edhe dy gola.

Christoph Baumgartner shënoi për 2:1 në minutën e 66-të, ndërsa Marko Arnautoviq realizoi penallti për 3:1 në minutën e 78-të.

Te Polonia u kthye Robert Lewandowski, por që nuk kontribuoi shumë. Lewa, që ishte i lënduar në ndeshjen e parë, u paraqit prej minutës së 60-të.

Austria drejt fitores së madhe ndaj Polonisë

9 muaj më parë / 21 qer 2024 19:39
arna

Austria po udhëheq 3:1 ndaj Polonisë. Golin e tretë e shënoi Marko Arnautoviq në minutën e 78-të nga penalltia.

Penalltinë e shkaktoi Szczesny për ndërhyrje në Sabitzerin.

VIDEO:

Austria sërish në epërsi

9 muaj më parë / 21 qer 2024 19:27
ba

Austria ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Polonisë.

Christoph Baumgartner shënoi në minutën e 67-të.

VIDEO:

Baras pas pjesës së parë

9 muaj më parë / 21 qer 2024 18:49
Poloni - Austri

Photo: Associated Press

Polonia dhe Austria e kanë mbyllur baras pjesën e parë 1:1.

Gernot Trauner në minutën e nëntë shënoi për Austrinë, ndërsa Krzysztof Piatek në minutën e 30-të barazoi për Poloninë.

Kthehet Polonia, barazon 1:1

9 muaj më parë / 21 qer 2024 18:33
piatek

Polonia u kthye në lojë në ndeshjen ndaj Austrisë.

Për 1:1 realizoi Krzysztof Piatek në minutën e 30-të. Ai shënoi nga afërsia.

VIDEO:

Austria në epërsi të hershme

9 muaj më parë / 21 qer 2024 18:12
Austria

Austria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Polonisë.

Që në minutën e nëntë mbrojtësi Gernot Trauner shënoi me goditje të fortë me kokë.

Nis ndeshja

9 muaj më parë / 21 qer 2024 17:58
Polonia

Photo: Associated Press

Ka nisur ndeshja në mes të Polonisë dhe Austrisë në kuadër të Grupit D në “Euro 2024”.

Dy kombëtaret pësuan humbje në xhiron e parë nga Franca dhe Holanda.

Formacionet: Poloni - Austri

9 muaj më parë / 21 qer 2024 17:05
poloni - austri

Robert Lewandowski nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë sërish në bankën rezervë për Poloninë.

Polonia takohet me Austrinë nga ora 18:00 në kuadër të Grupi D. Ndeshja luhet në “Olympiastadion” të Berlinit.

Polonia u mposht nga Holanda në ndeshjen e parë, ndërsa Austria nga Franca.