Euro 2024

Austria e mposht Holandën, fiton grupin

Austria

Foto: Associated Press

Austria ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Holandës në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në “Euro 2024”. Të martën mbrëma Austria në Berlin e mposhti me rezultat 3:2, Holandën.

Me fitore, Austria renditet në vendin e parë me gjashtë pikë dhe është kualifikuar për në fazën nokaut.

Holanda po ashtu është kualifikuar nga pozita e tretë me katër pikë në një të tetën e finales.

Në minutën e gjashtë të ndeshjes Austria realizoi për 1:0 me autogolin që e shënoi sulmuesi Donyell Malen. Ndërsa ky ishte autogoli i shtatë i realizuar në Evropianin “Gjermania 2024”. Pjesa e parë u mbyllë në epërsi të Austrisë, kurse me fillim të pjesës së dytë në minutën e 47-të, sulmuesi i Liverpoolit Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1:1 për Holandën. Mesfushori i Hoffeneimit Florian Grillitsch në minutën e 59-të e kaloi sërish në epërsi Austrinë.

Holanda nuk u dorëzua, dhe në minutën e 75-të i barazoi përsëri shifrat në 2:2 me golin që e shënoi Memphis Depay. Dy minuta më pas me aksion të bukur austriakët, e shënuan golin e fitores me anë të mesfushorit Marcel Sabitzer. “Tulipanët” tentuan ta barazojnë rezultatin deri në fund të ndeshjes por nuk ia arritën.

Franca ka zbritur në pozitën e dytë me pesë pikë. Polonia është eliminuar nga “Euro 2024”.

Dramë në Berlin, Austria prapë në epërsi

9 muaj më parë / 25 qer 2024 19:42
sab

Austria ka kaluar sërish në epërsi ndaj Holandës.

Mesfushori Marcel Sabitzer pas një asistimi të Christoph Baumgartner në minutën e 81-të, realizoi për 3:2.

VIDEO:

Holanda e barazon rezultatin

9 muaj më parë / 25 qer 2024 19:38
de

Holanda i ka barazuar shifrat në 2:2 ndaj Austrisë me golin që e shënoi sulmuesi Memphis Depay në minutën e 78-të.

Ndeshja është duke e zhvilluar në Berlin dhe i takon grupit D.

VIDEO:

Austria sërish në epërsi

9 muaj më parë / 25 qer 2024 19:24
au

Mesfushori Romano Schmid e ka kaluar sërish në epërsi Austrinë ndaj Holandës.

Rezultati i ndeshjes është 2:1, në të mirë të Austrisë. Ai ka realizuar në minutën e 59-të.

VIDEO:

Barazon Holanda

9 muaj më parë / 25 qer 2024 19:07
ga

Holanda i ka barazuar shifrat në 1:1 ndaj Austrisë.

Sulmuesi i Liverpoolit Cody Gakpo shënoi në minutën e 47-të.

VIDEO:

Përfundon pjesa e parë, Austria në epërsi

9 muaj më parë / 25 qer 2024 18:48
Austria

Photo: Associated Press

Austria e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:0 ndaj Holandës.

Sulmuesi Donyell Malen realizoi autogol në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Ky ishte edhe autogoli i shtatë që është shënuar në Evropianin “Gjermania 2024”.

Austria në epërsi ndaj Holandës

9 muaj më parë / 25 qer 2024 18:08
aus

Përfaqësuesja e Austrisë ka kaluar në epërsi 1:0, ndaj Holandës.

Sulmuesi Donyell Malen ka realizuar autogol në minutën e gjashtë të ndeshjes.

VIDEO:

Formacionet: Holandë – Austri

9 muaj më parë / 25 qer 2024 17:24
fusha

Xavi Simons ka mbetur në bankën rezervë për ndeshjen e fundit të Holandës në fazën e grupeve të “Euro 2024”. Në vend të Simons, do të luajë Donyell Malen.

Holanda takohet me Austrinë nga ora 18:00, ndeshje e vlefshme për Grupin D.

Edhe Denzel Dumfries ka mbetur në bankë rezervë. Në vend të tij luan Lutsharel Geertruida.