Euro 2024

Atalanta krenare me Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti

Skuadra e madhe italiane, Atalanta, ka bërë një postim në përkrahje të kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti vlerësohet shumë tek Atalanta, ku është kapiteni i dytë.

“Gjithnjë krenar për ty  Berat”,  ka shkruar Atalanta, duke publikuar fotografi nga të gjitha ndeshjet e Gjimshitit në Euro 2024, dhe momente nga festa  e tij.

Gjimshiti po vlerësohet lartë për paraqitjet e tij në Evropian dhe për rolin e kapitenit që po e kryen me shumë përgjegjësi.