Euro 2024

Asani: Kemi mundur të fitojmë

Jasir Asani

Jasir Asani kishte paraqitje të mirë në pjesën e parë.

Asistoi në golin e Laçit, ndërsa i kishte edhe disa krosime të rrezikshme.

“Kemi pasur ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Me më tepër fat kemi pasur shanse për ta fituar ndeshjen. Kroacia është ekip shumë i mirë. Duhet të shijojmë këtë sepse kemi luajtur ndaj një prej ekipeve më të mira në turne”, ka thënë Asani.