Anglia humbi mundësinë për të siguruar kalimin në raundin nokaut të Evropianit “Gjermania 2024”.
Anglezët patën një paraqitje të zbehtë përballë Danimarkës. Ndeshja e zhvilluar në Franfurt, në kuadër të Grupit C përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Dy golat u shënuan në pjesën e parë.
“Tre Luanët” shënuan herët golin e parë. Ishte Harry Kane që shënoi në minutën e 18-të. Ai u bë lojtari i tretë i Anglisë që shënon në katër turne të mëdhenj. Megjithatë, danezët nuk u dorëzuan. Golin e barazimit e shënuan në minutën e 34-t. Morten Hjulmand shënoi supergol. Ai realizoi me gjuajtje nga distanca.
Pas lojës dëshpëruese në pjesën e parë, anglezët në fillim të pjesës së dytë ishin më konkret në fushë.
Phil Foden në minutën e 56-të ishte i pafat me gjuajte nga distanca. Ai qëlloi vetëm shtyllën. Selektori i Anglisë, Gareth Southgate bëri disa ndryshime në fushë. Por as lojtarët që u inkuadruan në fushë, nuk ishin të rrezikshëm për danezët dhe në fund të kënaqej edhe me një pikë. Edhe Danimarka pati momentet e saj. Lojtari i ndeshjes u shpall, Morten Hjulmand i Danimarkës.
Në ndeshjen e parë, Anglia fitoi ndaj Serbisë 1:0 e Danimarka u ndal baras me Slloveninë, 1:1.
Anglia është në vendin e parë me katër pikë, kurse Danimarka dhe Sllovenia kanë nga dy pikë. Serbia është e fundit me një pikë.
Ndeshjen e fundit, Anglia e ka ndaj Sllovenisë, kurse danezët luajnë përballë serbëve.
