Sulmuesi i Zvicrës, kosovari Albian Ajeti u ka dhënë përkrahje vëllait të tij, Arlind Ajetit dhe dy futbollistëve tjerë të përfshirë në listën e Shqipërisë për “Euro 2024”, Naser Alijit dhe Amir Abrashit. “Forca çuna”, shkruan në postimin e Albian Ajetit në “Instagram”.
Albiani 27-vjeçar për Zvicrën ka shënuar një gol në 11 ndeshje. Ai ka mbetur jashtë listës së Zvicrës për “Euro 2024”. Së fundi ishte ftuar në vitin 2021.