Ekonomi

Ndarja e 100 eurove për fëmijë e pensionistë, Bajrami e quan vendimin “skemë të korrupsionit publik”

Hykmete Bajrami

Foto: KP

Ndaj vendimit për ndarjen e shtesave ka reaguar ish-ministrja e Financave, deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami. 

Ajo e ka quajtur “skemë e korrupsionit publik”. 

“Shpërndarja e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik. Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota. Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishuar faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishuar tatimin në pronë, i ka poshtëruar shërbyesit civilë, i ka fyer sindikatat, e ka detyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetur ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretuar prindërit dy vjet radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më parë, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota. Janë 4 vjet të humbura Jeni në panik, por as kjo skemë nuk ju shpëton dot.  Më 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!” – ka shkruar Bajrami në Facebook. 

Po ashtu ka reaguar edhe Berat Rukiqi i LDK-së. 

“Asgjë e re. Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave. Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njëjtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike”, ka shkruar Rukiqi në Facebook. 

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti e Hekuran Murati

Qeveria ndan nga 100 euro shtesa për pensionistë e fëmijë

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe...