Ekonomi

Kurti: Niveli i papunësisë ka rënë në 10.7%

Albin Kurti

Foto: EO

Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka prezantuar Raportin final për vlerësimin e programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se te burrat papunësia ka rënë nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërsa te gratë nga 29. 7 për qind në 17.2 për qind. 

"Sipas të dhënave të ASK-së, nga tre mujori i parë 2021 deri te tremujori i fundit 2023, papunësia e përgjithshme ka rënë nga 25.8% në 10.7%. Kjo me punësim të ri dhe formalizim të punës; pra burrat nga 24.2% në 7.9%, ndërsa gratë nga 29.7% në 17.2%", ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se prej punësimeve nga “Superpuna”, 51 për qind ishin vajza.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, Kosova vazhdon ta ketë numrin më të madh të të papunëve në rajon. Vetëm 37 për qind e qytetarëve të aftë për punë, sipas Bankës Botërore janë të punësuar.