Ekonomi

Hajdari: Përmes skemës së certifikimit të produkteve përfituan 6 ndërmarrje

Rozeta Hajdari

Foto: EO

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për media me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për skemën e granteve për certifikimin e produkteve dhe skemën e granteve të Iniciativës për Fuqizim Digjital.

Hajdari ka potencuar se përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat sot edhe nënshkruan marrëveshje. Ajo ka shtuar se në fazën e dytë planifikojnë që të përkrahin edhe 20 ndërmarrje të tjera.

Hajdari ka deklaruar se në kuadër të projektit Iniciativa Fuqizim Digjital, kjo ministri përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me Agjencinë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale. Derisa potencoi se së shpejti planifikojnë të përkrahin edhe 70 ndërmarrje të tjera.

“Bizneset përfituese në fushën e certifikimit të produkteve në kuadër të shtatë sektorëve të strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit synojmë të kontribuojmë në rritje e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar nëpërmjet eksporteve më të larta si pjesëmarrje më të madhe të produkteve vendore në tregun e brendshëm. Përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje me të cilat do të nënshkruajnë marrëveshje sot. Derisa në fazën e dytë që planifikojmë të lansojmë së shpejti të përkrahim edhe të 20 ndërmarrjeve. Ndërkaq, Në kuadër të projektit për Iniciativa Fuqizim Digjital, ku MINT përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me projektin EINGEF të fi8nacuar nga agjencia austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Së shpejti Planifikojmë të përkrahim edhe 70 ndërmarrje të tjera”, është shprehur Hajdari.

Ndër të tjera, Hajdari tha se politika industriale 2030 ka për qëllim transformimin strukturor të industrisë vendore në një industri më të integruar globalisht, që sipas saj është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për të rinjtë në vendin tonë.
Ndërkaq, zëvendësamabsadorja e Austrisë në Kosovë, Clarissa Castek u shpreh se kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin e përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës.

Ajo ka theksuar se për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës, duke u përkushtuar ndaj fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme.

“Për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës. Ne i jemi përkushtuar fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme. Një shembull i kësaj është projekti i qasjes i cili u zbatua ndërmjet viteve 2019 dhe 2022. Qasja jo vetëm që katalizoi procesin e NVM-ve dhe Kosovës që përqafojnë zgjidhjet digjitale, por gjithashtu hodhi bazat për përfshirje të madhe dhe pjesëmarrje ekonomike në të gjithë vendin”, ka deklaruar Castek.

Castek u shpreh se janë të bindur seekonomia digjitale e Kosovës do të vazhdojë të rritet, të evoluojë dhe të pasurojë përvojat e individëve dhe shoqërisë kolektive./KP