Shtesën tranzitore për anëtarët jogjyqtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës e shihnin me dyshim edhe në këtë institucion. Në procesverbalin e mbledhjes së muajit qershor të vitit të kaluar kur ishte vendosur për këto shtesa, kryesuesi Albert Zogaj kërkonte që kjo çwshtje të ndahej si pikë e veçantë për, siç thoshte, të mos rrezikohej i tërë vendimi. Pasi ishte bërë ky ndryshim, nw favor tw kësaj pike kishin votuar të gjithë anëtarët përveç njërit që kishte abstenuar
Me dyshim shihej edhe nga vetë anëtarët e Këshillit Gjyësor të Kosovës shtesa tranzitore prej 1,565 eurove për anëtarët jogjyqtarë të këtij institucioni. Për të mos e rrezikuar tërë vendimin që përfshinte edhe shtesat tjera, kryesuesi Albert Zogaj kërkonte që të ndaheshin pikat e këtij vendimi dhe të votoheshin veç e veç. Kjo shihet në procesverbalin e mbledhjes së muajit qershor të vitit të kaluar kur ishte vendosur për këto shtesa, e që KOHËS i është lejuar qasja vetëm pasi ndaj KGJK-së është deponuar ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
“Anëtarët jo gjyqtarë të KGJK-së me orar jo të plotë në Këshill ju takon shpërblimi ne masen prej 20%, të pagës bazë të kryesuesit të Këshillit Gjyqësor e cila përcaktohet sipas Ligjit nr.08-L-196 Për Paga në Sektorin Publik, duke përfshirë edhe shtesën”, deklaronte Qerim Ademaj, zëvendëskryesues i KGJK-së.
Bazuar në këtë procesverbal, kryesuesi Albert Zogaj, kërkonte që të ndaheshin si pika për votim.
“Tash këtu nale dhe bëje këtë të veçantë. Dmth për anëtarë jogjyqtarë shtesa rezervohet, sepse votimin kem me pas mos ta rrezikojmë krejt vendimin për shkak të kësaj pike, këto janë nda. A po kupton”, deklaronte Zogaj.
Te anëtarët e Këshillit ishin ngritur dilema nëse janë dy opsione për votim.
“Unë po e kuptoj kështu, te pika 2 janë dy opsione, opsioni i parë me ekzitu vetëm shtesat edhe opsioni dytë shtesa dhe pagesa tranzitore. I hedhë në votim, cila do të kaloj”, thoshte Avni Mehmeti, anëtar i KGJK-së.
Shpjegimin po ia jepte kryesuesi Albert Zogaj.
“Jo ndëgjo, veç një sekond ta qartësoj deri në fund se po më duket se nuk po kuptohemi. Kompensimi 20%, nuk ka diskutim askush, në diskutimin e kemi për shtesën tranzitore, tash unë po tham nëse e qesim si tërësi vendimin, në qoftë se psh unë nuk jam pro shtesës tranzitore dhe votoj kundër për krejt vendimin për mos votu kundër krejt vendimit, po du me qartësu këta, kjo çështje nuk ka të bëjë, ka të bëjë me thjeshtësi, se për 20%, nuk ka asnjë diskutim dmth”.
Zëvendëskryesuesi i KGJK-së, Qerim Ademaj.
“Kështu, unë e formulova si pikë të veçantë, kështu anëtarëve jogjyqtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës përveç shpërblimit të paraparë me pikën dy pika, pika i të këtij neni, ju takon edhe shtesa tranzitore e cila sipas ligjit numër kaq-kaq për pagat e sektorit publik njihet edhe për anëtarët gjyqtarë të Këshillit”.
Pasi ishte ndarë si pikë e veçantë çështja e shtesës tranzitore, dilemat ishin ngritur nëse Ministria do t’ua njeh si pagë sekondare.
“... te kjo që thatë me fshi 3-shin, si në pikë 2 të këtij vendimi, por konsiderohet si pagë sekondare, Bislimi e ka problemin që a pranon Ministria e Financave a mundet me shti në listën e pagave”, deklaronte Shkëlzen Maliqi, drejtor i SKGJK-së.
Zogaj po i njoftonyte se e kishin hequr si term.
Pikën për shtesën tranzitore përveç gjyqtarit Avni Mehmeti, i cili kishte abstenuar, e kishin votuar të gjithë anëtarët tjerë të KGJK-së.