Ekonomi

12 komuna përfitojnë rreth 8 milionë euro nga granti i performancës komunale

Elbert Krasniqi

Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka njoftuar se ministri në detyrë Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet me kryetarët e komunave përfituese nga skema e grantit të performancës komunale.

Sipas njoftimit komunat përfituese janë Drenasi, Istogu, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni, Suhareka, Dragashi, Juniku, Kaçaniku, Klina. 

Ndërsa vlera totale e këtij granti thuhet se është rreth 8 milionë euro. 

“Bazuar në këtë grant do të financohen projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale”, thuhet në njoftim.