Botë

Zyrtarë izraelitë thonë se përdorën pak municion në sulmin e së dielës që la 45 të vdekur

Tanket izraelite në Rafah

Tanket izraelite në Rafah

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka thënë se një hetim fillestar për sulmin që la mbi 40 të vdekur të dielën në qytetin e Rafahut, ka gjetur se zjarri është shkaktuar një nga shpërthim i dytë.

Adm. Daniel Hagari, zëdhënësi kryesor ushtarak, ka thënë të martën se ushtria lëshoi municione në sasi prej vetëm 17 kilogramësh që synonin dy militantë të lartë të Hamasit, raporton The Guardian.

Zyrtarët shëndetësorë plaestinezë kanë thënë se të paktën 45 persona, rreth gjysma e tyre gra dhe fëmijë janë vrarë në sulmin e së dielës.

Sulmi shkaktoi zemërim të gjerë, duke përfshirë disa prej aleatëve më të afërt të Izraelit. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se ishte rezultat i një “fatkeqësie tragjike”.

Sulmet e reja në të njëjtin distrikt perëndimor Tel al-Sultan të Rafahut që u godit të dielën lanë të vdekur të paktën 16 palestinezë, bëri të ditur të martën Mbrojtja Civile Palestineze dhe Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze. Banorët raportuan një përshkallëzim të luftimeve në qytetin jugor të Gazës që dikur shihej si streha e fundit e territorit.

Netanyahu është zotuar të vazhdojë me ofensivën, duke thënë se forcat izraelite duhet të hyjnë në Rafah për të çmontuar Hamasin dhe për të kthyer pengjet që janë marrë më 7 tetor.

LEXO EDHE: